Është prezantuar Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike, nëpërmjet të cilit Qeveria parashihet të subvencionojë faturat e rrymës për disa kategori të konsumatorëve.
Me rastin e prezantimit të këtij programi, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se programi ka në fokus konsumatorët që konsiderohen të cenueshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndërmorëm një varg masash për subvencionimin e blerjes së pajisjeve efiçiente për qytetarët, subvencionimin e energjisë ... pakon mbështetëse të BE-së prej 75 milionë e orientuam kah qytetarët tanë. E sot jemi mbledhur këtu të prezantojmë edhe një program të rëndësishëm. Programi ka në fokus subvencionimin e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët që konsiderohen të cenueshëm. Këtu përfshihen personat me aftësi të kufizuar, nënat vetushqyese dhe pensionistët që jetojnë vetëm. Është program një vjeçar”, ka theksuar Kurti.
Sipas tij një subvencionim i tillë do ta ulë direkt barrën financiare që kanë këto familje.
“Jemi qeveri e qytetarëve dhe gjithmonë do të kujdesemi për mirëqenien e tyre”, ka theksuar Kurti.
Sipas tij kriza e fundit energjetike që e kaploi tërë Evropën ka vënë në pah rëndësinë që kanë politikat në fushën e energjisë në secilin vend. Kurti ka thënë se reformën në fushën e energjisë e kanë filluar me draftimin e Strategjisë së energjisë.