Presidenti Hashim Thaçi, do të bëhet zyrtari i parë i lartë që në këtë cilësi do të intervistohet nga një gjykatë për krime lufte. Thaçi do të jetë të hënën në Hagë për t’u paraqitur para prokurorit të Speciales në lidhje me dyshimet për krime lufte.
Ndryshe prej Ramush Haradinajt që kishte dhënë dorëheqje me arsyen se refuzon të merret në pyetje duke qenë kryeministër i vendit, Thaçi ka thënë se dorëheqje do të japë vetëm nëse i konfirmohet aktakuza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo