Për herë të parë në 27 vjet, Shqipëria u vizitua këtë të enjte nga një president gjerman. Kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj ka pritur me një ceremoni zyrtare pesidentin gjerman Frank Walter Steinmeier.
Pas ceremonisë me nderime ushtarake, Steinmeier dhe Begaj do të zhvillojnë një takim në ambientet e Presidencës dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Po ashtu, presidenti Gjerman Frank Walter Steinmeier do të mbajë dhe një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVizita e Steinmeier në Tiranë është sinjal i fortë për mbështetjen e Gjermanisë ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.