Arbëri

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim

Vjosa Osmani

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të marrin pjesë në takimin konsultativ me presidenten Vjosa Osmani të enjten.

Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me presidenten Osmani”, ka njoftuar Presidenca të martën pasdite.

Liderët e partive më të mëdha parlamentare u ftuan nga Osmani për një takim lidhur me tejkalimin e ngërçit politik për konstituimin e Kuvendit.

Të martën është zhvilluar seanca e 15-të me qëllim konstituimi, por as këtë herë nuk përfundoi me sukses.

Seanca e radhës do të mbahet më 15 maj, të enjten – ditën e takimit të partive me Osmanin.