Data e zgjedhjeve lokale do të caktohet gjatë ditëve në vijim, ka njoftuar të mërkurën Zyra e Presidentes.
Në njoftim thuhet se gjatë takimit të sotëm të presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, është folur mbi qëndrimet dhe propozimet e tyre për këtë datë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.