Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prattipati viziton veriun: Stabiliteti dhe siguria, çështje thelbësore për Kosovën

Anu Prattipati

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, njoftoi se ka vizituar veriun të hënën, ku u takua me udhëheqës të shoqërisë civile dhe përfaqësues politikë e të Policisë.

Ambasada ka shkruar në Facebook se ajo përsëriti qëndrimin që stabiliteti dhe siguria janë çështje thelbësore në Kosovë, derisa u tha që është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës “të sigurojë që të gjithë qytetarët të mund të jetojnë në një mënyrë paqësore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, pati sot një vizitë produktive në veri të Kosovës, duke u takuar me udhëheqës të shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës. E ngarkuara me punë përsëriti qëndrimin e qeverisë së SHBA-së: stabiliteti dhe siguria janë thelbësore. Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të sigurojë që të gjithë qytetarët të mund të jetojnë në një mënyrë paqësore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.