E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar përfaqësuesit e Listës Serbe.
Ajo ka thënë se pjesëmarrja e gjerë nga të gjitha partitë është thelbësore “për të siguruar që çdo komunitet të ketë zë në të ardhmen e Kosovës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E ngarkuara gjithashtu theksoi rëndësinë e komunitetit serb të Kosovës dhe përfaqësuesve të tij për të marrë pjesë plotësisht në punën e institucioneve të Kosovës. Vetëm përmes angazhimit aktiv mund të dëgjohen dhe adresohen zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Kosovë.
Prattipati në takim me kryeministrin në detyrë pati theksuar nevojën urgjente që liderët politikë në Kosovë të marrin përgjegjësi dhe të punojnë për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë.