Policia e Kosovës njoftoi se nga 1 nëntori nuk do të lëshojë më vërtetime për qytetarët mbi të kaluarën kriminale.
Në njoftim u tha se ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit mbi sistemin qendror të evidencës penale, që shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka bërë me dije se përgjegjës për lëshimin e këtij lloj vërtetimi është Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
“Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton mediat dhe qytetarët se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale. Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale. Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre”, thuhet në njoftimin policor.