Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia nis implementimin e planit për identifikim të veturave të paregjistruara

Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti i trafikut në Prishtinë me veturë “inteligjente” ka filluar implementimin e planit për identifikimin e  veturave të paregjistruara të cilat qarkullojnë në rrugë si dhe veturave të tjera që shkelin rregullat në trafik. 

“Ky sistem kryen identifikimin automatik të menjëhershëm të veturave të paregjistruara edhe gjatë lëvizjes. Vetëm për tri ditë të veprimit, janë identifikuar mbi 30 vetura të paregjistruara”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje thuhet se ndaj shoferëve janë shqiptuar fletëparaqitjet sipas ligjit si dhe veturat janë larguar nga trafiku duke iu konfiskuar përkohësisht targat e regjistrimit.