Arbëri

Policia me plan operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, planifikohet mbyllja e disa rrugëve

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me planin operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve manifestuese.

Për shkak të aktiviteteve të planifikuara, është njoftuar edhe orari i ndërprerjes së qarkullimit të trafikut në disa rrugë në kryeqytet.

Sipas njoftimit, ndërprerja e qarkullimit të trafikut pritet të fillojë nga ora 07:00 në rrugët operacionale,  rruga “Fehmi Agani”, rruga “Luan Haradinaj”, rruga “Kostra Novakoviq”, rruga “Tirana” - hekurudhës në kthim njëra korsi, si dhe rruga “Robert Doll” njëra korsi për parkimin e autobusëve dhe kamionëve për personelin e PK-së dhe FSK-së.

“Me qëllim të shmangies së kolonave të mundshme dhe lehtësimit të qarkullimit të trafikut për aktivitetet e parapara, LUTEN qytetarët, pjesëmarrësit në trafik që të shmangin frekuentimin e këtyre rrugëve dhe të orientohen në rrugë alternative, ku për këtë do të kujdesen njësitë policore të trafikut”, thuhet në njoftim.