Kosova është renditur si vendi me nivelin më të ulët të kriminalitetit dhe me numrin më të vogël të viktimave nga aksidentet fatale në Ballkanin Perëndimor, sipas Indeksit Global të Krimit të Organizuar 2025, të publikuar më 10 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit të Organizuar Transnacional, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Raporti, i përgatitur nga Global Initiative Against Transnational Organized Crime, mat dhe rendit vendet bazuar në përhapjen e krimit të organizuar dhe rezistencën ndaj tij. Raporti vlerëson gjithashtu fusha si trafiku i drogës, trafiku i qenieve njerëzore, krimi kibernetik, si dhe aftësinë e shteteve për t’i luftuar këto fenomene përmes zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas rezultateve të këtij indeksi, i cili analizon 15 tregje kriminale, 5 lloje akterësh kriminalë dhe 12 shtylla të qëndrueshmërisë, Kosova ka një mesatare prej 4.85 pikësh në një shkallë nga 1 deri në 10 – duke u renditur si vendi më i sigurt në rajon.
“Një faktor kyç në këtë arritje, sipas raportit, është puna e Policisë së Kosovës, e cila përmes planeve strategjike dhe objektivave të qarta në luftimin e krimit, ka arritur të forcojë ndjeshëm sigurinë publike dhe besueshmërinë institucionale ndër vite”, thuhet në njoftim.