Arbëri

Policia apelon për kujdes për shkak te mjegullës

Mjegulla

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes te të gjithë vozitësit për shkak të mjegullës. Policia në apel ka këshilluar që të mbahen ndezur dritat e shkurtra dhe ato të mjegullës e gjithashtu të mbahet edhe distanca e mjaftueshme me automjetet përpara.

“Sot, në shumë zona ka filluar të shfaqet mjegull e dendur, sidomos në vende me lartësi më të ulët, gjë që ul dukshmërinë dhe e bën vozitjen më të rrezikshme. Për këtë, policia ka apeluar vozitësit në trafik për kujdes të shtuar, pasi që mjegulla mund të paraqet rrezik për ta. Për të vozitur më sigurt, këshillohet mbajtja ndezur e dritave të shkurtra dhe dritat e mjegullës nëse i ka automjeti, shmangia e përdorimit të dritave të gjata, sepse ato reflektohen në mjegull dhe vështirësojnë shikimin, ulni shpejtësinë. Po ashtu rekomandohet që vozitësit të mbajnë distancë të mjaftueshme nga automjetet përpara tyre, gjithashtu kërkohet vëmendje e shtuar në rrugë si dhe për orientim më të sigurt, vozitësit të mbajnë krahun e djathtë të rrugës”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.