Polici Artur Mrasori, që pësoi lëndime në sy, si pasojë e shpërthimit të së martës gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Zhur, sot gjatë ditës do të dërgohet në Turqi për shërim të mëtejmë.
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë bërë të ditur se gjendja e tij është stabile, përveç problemeve që ka në sy.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBasri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka thënë për Kohën Ditore se në koordinim me Fondin për trajtim jashtë institucioneve publike është gjetur një institucion serioz në Turqi për shërimin e Mrasorit. Ai ka thënë se është gjetur edhe aeroplani për të dërguar policin e plagosur.
Nga shpërthimi në Zhur, i vdekur ka mbetur polici Sami Thaqi, ndërsa pësuan lëndime Mrasori dhe polici Jetmir Hasani.