Ka një javë që në Komunën e Podujevës nuk është asnjë rast aktiv me COVID-19. Epidemiologia në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Bedrie Rama, ka thënë se prej fillimit të pandemisë e deri më sot në këtë komunë kanë qenë të infektuar 7 mijë e 237 veta, prej të cilëve 74 kanë vdekur. Ndërkohë, që nga data 26 tetor nuk ka asnjë rast aktiv dhe 7 mijë e 163 të infektuar tashmë janë shëruar.
Krahas rënies së rasteve, Rama thotë se ka rënë edhe interesimi për t’u vaksinuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deri tash janë 72.964 doza të administruara. Mesatarja e të vaksinuarve ditët e fundit është më e ulët, 300-400 doza brenda 24 orëve. Nga data 28 tetor 2021 kemi filluar vaksinimin edhe kundër gripit sezonal dhe vaksinimi kryhet në sallën e vaksinimit anti-COVID të SHFMU ‘Xheladin Rekaliu’”, ka theksuar Bedrie Rama.
Për dallim nga Komuna e Podujevës, në Fushë-Kosovë janë 16 raste aktive me COVID-19. Drejtori i QKMF-së në këtë komunë, Osman Maxhera, ka thënë se deri tash i kanë pasur 6 mijë e 752 të infektuar, prej të cilëve 6 mijë e 655 janë shëruar, 81 kanë vdekur dhe 16 janë raste aktive.
Edhe këtu, ka rënë dukshëm interesimi për vaksinim kundër pandemisë COVID-19.
“Deri tash në Komunën e Fushë-Kosovës janë vaksinuar 38 mijë e 62 veta. Me dozën e parë janë 20 mijë e 289, kurse me dy dozat 17 mijë e 764. Vaksina ka në sasi të mjaftueshme. Numri i të vaksinuare në ditë më 25 tetor ka qenë 381, kurse më 3 nëntor 81. Më herët janë vaksinuar mbi 500 veta në ditë”, ka thënë Osman Maxhera.
Pak më pak raste kanë qenë në Komunën e Obiliqit. Drejtori i QKMF-së në këtë komunë, Haki Jashari, ka theksuar se nga 5 mijë e 217 testime që i kanë bërë, 2 mijë e 480 kanë rezultuar pozitivë, prej të cilëve deri tash janë shëruar 2 mijë e 408, 10 raste janë aktive, kurse kanë vdekur 62 veta.
“Deri tash janë vaksinuar 22 mijë e 399 qytetarë. Prej tyre, me një dozë janë 11 mijë e 924, kurse me dy dozat 10 mijë e 475. Interesimi ka rënë shumë. Furnizimi me vaksina është i mjaftueshëm”, ka thënë ai.
KOHA u ka dërguar pyetje edhe zyrtarëve komunalë të Graçanicës rreth çështjes së pandemisë COVID-19 dhe vaksinimit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.