Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerr një urdhëresë të mërkurën që ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike.
Kjo urdhëresë vlen nga dita e enjte (22 dhjetor) deri më 3 janar 2023, ndërkohë që për ata që nuk i përmbahen këtij vendimi, parashihen edhe gjoba.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike/eksplozivëve në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira tjera publike në territorin e Komunës së Podujevës. Ndalese sipas pikës I të kësaj urdhërese vlen për periudhën 22 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023. Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në përputhje me rregullativën ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Bulliqit.