Komunarët e Podujevës kanë ndërmarrë një aksion të enjten për t’i ndërprerë punimet në ndërtimin e objekteve pa leje në zonën turistike të fshatit Orllan. Sipas një njoftimi të Zyrës për informim të kësaj komune, inspektorët komunalë ua kanë vendosur edhe mbishkrimet vendpunishteve.
“Drejtoria e Inspeksionit (DI) në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZhR) kanë zhvilluar aksion të përbashkët për ndalimin e ndërtimeve pa leje në zonat turistike në afërsi të Liqenit të Batllavës. Gjatë këtij aksioni janë ndërprerë punimet në disa objekte private dhe komerciale, ndërsa inspektorët relevantë kanë vendosur edhe mbishkrimet informuese për pronarët e tyre”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç thuhet tutje në njoftim, edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdohet me aksione të tilla në këto zona dhe në pjesë tjera të Komunës së Podujevës.
