Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Plakiqi i quan spekulime të dhënat zyrtare për keqpërdorimet në Fond

Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi, i ka quajtur spekulime të dhënat zyrtare, të cilave iu është referuar KOHA në hulumtimin e bërë para pak javësh lidhur me keqpërdorimet në këtë Fond.

Plakiqi ka thënë se të gjitha këto, siç i ka quajtur ai, spekulime, të premten do t’i dërgojë në Polici e Prokurori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, kjo është arsyeja pse nuk është deklaruar lidhur me këtë temë që ka shkaktuar jo pa tronditje në opinionin kosovar.

“Të gjitha këto spekulime të premten do t’i dërgojë në Polici. Kjo është arsyeja pse nuk kam dalë në publik. Krejt informatat janë tendencioze. Ka pasur lloj-lloj informata që janë plasuar. Por, janë organet e hetuesisë që të premten kam me ua dorëzu dosjen”, ka thënë ai të martën gjatë raportit në Komisionin parlamentar për shëndetësi e mirëqenie sociale.

KOHA para pak javësh ka publikuar një seri të gjatë hulumtimi për këtë fond dhe ofroi prova për keqpërdorime e keqmenaxhim. Rastet kanë të bëjnë me trajtimin e pacientëve në klinikat private jashtë vendit, kryesisht në Turqi.

Të dhënat të cilat KOHA ka përdorur në hulumtim, janë zyrtare.