Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Picula: Ballkani Perëndimor i përket BE-së, jo projekteve imagjinare të Serbisë

picula

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka theksuar institucionet e Bashkimit Evropian duhet ta kenë një qasje më të qartë ndaj Serbisë, teksa ka kritikuar udhëheqësit e Këshillit dhe Komisionit Evropian për qëndrime të ndryshme.

Ai ka theksuar se institucionet evropiane duhet të shohin çfarë po ndodh në Serbi dhe se Serbia e presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq, “po bëjnë hapa prapa sa i përket standardeve demokratike”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Picula ka shtuar se ideja e “botës serbe” është e rrezikshme, teksa ka thënë se Ballkani Perëndimor i përket BE-së dhe “jo projekteve imagjinare nën ombrellën e Serbisë”, raportoi N1. 

“Pse Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i BE-së që e shqyrton situatën në Serbi në mënyrë kritike. Të tjerë, si Komisioni Evropian dhe pjesërisht Këshilli Evropian kanë qasje të ndryshme. Pse? Do të ishte mirë t’u drejtoheshim udhëheqësve të këtyre institucioneve. Ne duhet ta nivelizojmë dhe standardizojmë qasjen ndaj Serbisë sepse BE-ja nuk është vetëm një bashkësi që ndan karakteristika të rëndësishme si tregun e përbashkët dhe valutën – është po ashtu një bashkësi vlerash dhe rreziqesh të përbashkëta. Dhe nuk e shoh udhëheqjen serbe që ndjek këto vlera – ata janë më të interesuar në fondet evropiane”, ka thënë ai.