Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pezullohet greva e punëtorëve të administratës në Pallatin e Drejtësisë

Është pezulluar të premten greva e punëtorëve të administratës së Pallatit të Drejtësisë, e nisur më 1 mars. Punëtorët do t'i rikthehen punës nga e hëna.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka qenë të premten i pranishëm në Pallat të Drejtësisë ku ka kërkuar nga stafi administrativ që ta prezullojnë grevën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zogaj u ka kërkuar atyre që ta pezullojnë grevën deri në hartim e Ligjit të Pagave dhe Ligjit për Administratë Gjyqësore.

Gjykatës Themelore e Prishtinë ishte ajo që e nisi grevën, mirëpo më pas iu bashkuan edhe administrata e Gjykatës së Apelit dhe i gjithë stafi i administratës në Pallatin e Drejtësisë.

Kërkesat grevistëve ishin: Aprovimi i Ligjit për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive duke u bazuar në Projektligjin për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik; Përafrimi i pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve; Pagesa lineare nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga; Pagesa e shujtës ditore prej 3 euro dhe pagesa e udhëtimit prej 3 euro.