Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Peticioni i zviceranëve ndal planin e shqiptarëve për xhaminë në Zvicër

Peticioni i zviceranëve ndalon planin e shqiptarëve për xhaminë në Zvicër

Një peticion i nisur nga banorët ka ndalur një plan të komunitetit shqiptar për të ndërtuar një xhami në Siebnen të Zvicrës. Siç kanë shkruar mediat zvicerane, komuniteti mysliman shqiptar ka hequr dorë për momentin që sheshin kryesor të këtij fshati ta kthejë në qendër kulturore islamike.

“Ne nuk duam të ndajmë popullin”, ka thënë kryetari i këtij komuniteti Sinan Sadriu për “SRF”. “Dhe nuk dua që të fyhem”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komuniteti mysliman shqiptar është zotuar për këshilla me komunitetin lokal për të gjetur një lokacion tjetër.

Pas raportimeve për planet e këtij komuniteti, partia lokale SVP mblodhi 5000 nënshkrime kundër. “Ne jemi shtetas të Zvicrës dhe jemi krenarë për këtë”, kanë thënë nga fshati.

Çështja e kësaj xhamie s’është i vetmi rast i tillë në Zvicër. Së fundmi, u bë e ditur se po planifikohet edhe një xhami shumëmilionëshe në St. Gallen. Edhe në Wittigkofen ka pasur protesta kundër një qendre të tillë.