Janë përuruar tri shtatore të dëshmorëve të kombit Hajredin Bajrami, Xhavit Kozhani e Ruzhdi Shabani në Lipjan, për nder të 22-vjetorit të ditës së çlirimit nga Serbia.
Në një seancë solemne të mbajtur të shtunën nga Kuvendi Komunal, kryetari Imri Ahmeti, ka thënë se 12 Qershori është festa më e madhe dhe dita e paharruar në kujtesën popullore.
“Kjo vlerë fondamentale, jetësore, nuk erdhi si dhuratë boshe, por është sublimim i përpjekjeve të gjata ndër shqiptare të ndërtuara me shumë mund, me shumë gjak e sakrificë nga ideologët e patriotët ndër gjenerata, deri në ngritjen e flamurit çlirimtar në triumf të lirisë së vendit që ne sot të jemi sovran në trojet tona etnike”, ka thënë midis të tjerash ai.
