Arben Mustafa i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Haxhi Avdyli i koalicionit Lëvizja Vetëvendosje – Guxo janë përplasur për punën e Qeverisë Kurti në katër vjetët e qeverisjes.
Në “Konfront” të KTV-së, Mustafa të enjten ka thënë se pas katër vjetësh pushtet, partitë udhëheqëse “nuk janë në gjendje të numërojnë një fakt të vetëm se si është përmirësuar jeta e qytetarit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar në drejtësi, zhvillim ekonomik e çdo sferë tjetër.
Këto kanë nxitur përplasjen me deputetin Avdyli që në vazhdimësi ka pyetur Mustafën “se ku jeton”.
“Nuk bën të shpifni”, ka thënë Avdyli.
Tek janë përplasur edhe për çështjen e pagave, Mustafa ka thënë se pushteti “ka bërë propagandë të vazhdueshme”.
Avdyli dhe Mustafa janë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
VIDEO: Momenti i përplasjes