Me përplasje ka nisur mbledhja e Komisionit për Shëndetësi. Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku dhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu për çështjen e numrave të të vdekurve nga COVID-19.
Bekim Haxhiu ka akuzuar institucionet për manipulim me numrat duke thënë që nuk po regjistrohen të vdekurit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka tendencë të mashtrimit të opinionit publik me numrin e të vdekurve. Meqë ata nuk figurojnë si persona që kanë vdekur nga COVID-19.”
Me këtë nuk është pajtuar, Fatmire Kollçaku e cila ka thënë se një gjë e tillë nuk ekziston dhe se Haxhiu po akuzon mjekët për këtë manipulim.
Haxhiu ka kërkuar po ashtu që në Komisionin për Shëndetësi të raportojë çdo dy javë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Duke e shpalosur planin e punës së këtij komisioni, kryetarja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka treguar se çdo muaj do të bëhen vizita në institucionet shëndetësore dhe do të iniciohen plotësim ndryshimet e shumë ligjeve, përfshirë edhe atë për sëmundjet ngjitëse.