Edhe përpjekja e 18-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës nuk ka dhënë rezultat. Edhe në vazhdimin e seancës së mbajtur të hënën sërish nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formim të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën në orën 11:00.

Basha: VV-ja u tregua konstruktive, bllokues janë ata që votojnë kundër

21 o. më parë / 19 maj 2025 11:30
Dimal Basha

Photo: Driton Paçarada

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se partia e tij është treguar konstruktive, por i akuzoi partitë e tjera se me votë kundër po bllokojnë konstituimin e Kuvendit.

Basha u shpreh para mediave se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë opsion për VV-në pasi tha se “ka pasur zgjedhje”.

“Me rëndësi është që VV-ja tashmë është treguar konstruktive që për qëllim ka pasur zhbllokimin. Bllokues janë ata që po votojnë kundër”, ka thënë Basha.

VIDEO - Deklarata e plotë

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për veprime të partisë së parë

21 o. më parë / 19 maj 2025 11:28
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione dhe veprime të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se situata e krijuar është shqetësuese.

“Fatkeqësisht nuk ka as interes e nuk ka as urgjencë për partinë e parë që t'i bëjë institucione … Për shkak se nuk ka urgjencë ka edhe zvarritje, për shkak se nuk ka urgjencë ka edhe propozime që seanca të mos mbahet sipas rregullores, mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Republikën e Kosovës, sepse Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për veprime politike të partisë së parë “, ka deklaruar Abdixhiku, pas dështimit të 18-të me radhë për konstituim të Kuvendit Kosovës. 

Ai ka thënë se është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetët nuk arrin të bëjë një shumicë minimale. 

Kadrijaj: Haxhiu të propozohet për çmimin Nobel

22 o. më parë / 19 maj 2025 11:18
Time Kadrijaj

Time Kadrijaj

Photo: Driton Paçarada

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se kandidatja e Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, duhet të propozohet për çmimin Nobel.

Ajo ka thënë para mediave se Haxhiu duhet të propozohet “për dështim të njëpasnjëshëm dhe vazhdimin e VV-së për të njëjtin kandidat”.

Kadrijaj ka njoftuar se do t’i dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese komentet mbi çështjen e votimit të fshehtë.

“Tash i dorëzojmë dhe normal dëshirojmë që me u fuqizu kërkesa parapake”, ka thënë ajo.

VIDEO: Deklarata e plotë

Krasniqi: Kuvendi e Qeveria mund të konstituohen për 24 orë, Kurti ta tërheqë Haxhiun

22 o. më parë / 19 maj 2025 11:10
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Kosova është në krizë politike për shkak të moskonstituimit të Kuvendit. Ai ka shtuar se situata është për keqardhje, duke thënë se partia e parë s’i ka votat për konstituim.

Ai ka thënë se situata është e thjeshtë dhe mund të zhbllokohet për 24 orë.

“Kjo situatë është shumë e thjeshtë, për 24 orë mund të konstituohet Kuvendi e Qeveria nëse Albin Kurti dhe VV-ja tërhiqen nga Albulena Haxhiu, pasi nuk është ajo më e rëndësishme se 1 milion qytetarë që kanë votuar”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së u shpreh se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje, por për to tha se duhet të ketë dakordim politik.

VIDEO - Krasniqi: Nuk jemi armiq

Pa rezultat edhe përpjekja e 18-të për konstituim

22 o. më parë / 19 maj 2025 11:03
kuvendi i Kosoves

Photo: Driton Paçarada

Edhe përpjekja e 18-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës nuk ka dhënë rezultat. 

Edhe në vazhdimin e seancës së mbajtur të hënën sërish nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formim të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. 

Për kanë votuar 52 deputetë, anjë nuk ka votuar kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.

Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën në orën 10:00.

VIDEO:

Limaj: Zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes dialogut

22 o. më parë / 19 maj 2025 10:51
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit politik mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjeve ndërpartiake.

Sipas tij, është e nevojshme një marrëveshje politike dhe secila palë duhet të marrë përgjegjësinë që i takon. Ai theksoi gjithashtu se aktualisht nuk ka ndonjë aktor tjetër politik në skenë përveç atyre që janë tashmë të përfshirë

“Një marrëveshje politike është e domosdoshme. Mendoj se secili duhet t’i thirr përgjegjësisë së vet. Forca të tjera politike nuk ka, këto janë që janë”, ka shtuar ai.

Limaj ka theksuars se zgjidhja mund të vijë vetëm përmes negociatave ndërmjet forcave politike dhe shtoi se Nisma nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare për të dhënë propozime në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit.

Haradinaj: Jemi të gatshëm ta votojmë Selimin ose Bogujevcin, është ofertë e mirë

22 o. më parë / 19 maj 2025 10:44
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk pret ndonjë ndryshim në vazhdimin e 18-të seancës konstituive të Kuvendit, pa pasur një marrëveshje. 
Ai ka thënë se si AAK janë të gatshëm të votojnë ndonjë kandidat tjetër për kryeparlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. 

Ka përmendur deputetët Shqipe Selimi e Saranda Bogujevci. 

Ai ka thënë se beson që ky është një favor i mjaftueshëm dhe se mendon që kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të duhej të reflektonte.

“Përderisa nuk ka një marrëveshje, atëherë mbetet e njëjta. Unë shpresoj që do të kemi kohë ta propozojmë kandidaten në të cilën në jemi thirrur, Selimin ose Bogujevcin, jemi të gatshëm t’i votojmë, e kemi ofruar në kuptimin edhe si opozitarë, këtë favor, mendoj që është i mjaftueshëm ... unë mendoj që kjo është ofertë e mirë dhe Kurti sot do të duhej të reflektonte”, ka deklaruar Haradinaj.

VIDEO:

Zogaj: Ekziston një hendek i madh mes VV-së dhe LDK-së

22 o. më parë / 19 maj 2025 10:35
Alban Zogaj

Foto: KSP

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka deklaruar se s’pret asgjë të re nga seanca e sotme konsituive në Kuvend, pasi u shpreh se “s’mund të ketë ndryshime nëse s’ka ndryshim të rrethanave”.

Ai ka deklaruar para mediave se kjo situatë është e turpshme.

“Ideja e seancave është t’i bëjë presion të gjithëve, që të dilet nga situata e ngërçit. Po shihet se këto seanca s’po e japin një rezultat...Ekziston një hendek i madh mes VV-së dhe LDK-së”, ka shtuar ai.

Gruda: VV-ja duhet ta ndërrojë emrin për kryeparlamentar nëse i do votat tona

22 o. më parë / 19 maj 2025 10:27
Përparim Gruda - PDK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta ndërrojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit “nëse i do votat e PDK-së”.

Ai ka thënë se hënën para futjes në Kuvend se VV-ja po i mban peng institucionet duke u lidhur për emrin e Albulena Haxhiut, duke thënë se edhe nëse Haxhiu zgjidhet kryeparlamentare, kjo parti s’ka projekt për rritjen e pagave apo uljen e çmimit të rrymës.

“Ne mund të kishim thënë se nuk e votojmë askënd në VV që në kuptimin politik do të ishte e drejtë...Meqë i duhen votat tona, ne kemi thënë të ndërrohet kandidati...Ne nuk votojmë nën diktat, do të ishte shkelje përballë detyrimit të qytetarëve që kemi marrë. Nuk votojmë në formë të fshehtë. Z.Dehari po vazhdon të shkelë Kushtetutën në mënyra që është shumë e shëmtuar”, ka thënë Gruda.

Ai ka shtuar se VV-ja po pretendon se i ka fituar zgjedhje, por po i mban peng institucionet në mënyrë kundërkushtetuese.

“Situatë absurde, partia e parë do t’i japë prioritet një emri të përveçëm”.

Peci: Dalja nga kriza është në dorë të PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës

23 o. më parë / 19 maj 2025 10:18
Faton Peci

Foto: Arkiv

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka thënë se dalja nga kriza nuk është në dorë të partive që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë. 

Peci, i cili është edhe ministër në detyrë i Bujqësisë, ka thënë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, po marrin pjesë në votim, siç ka thënë , në funksion të zhbllokimit të situatës. 

“Pjesa kryesore i takon pjesë së partive LDK, PDK, AAK, NISMA. Krejt deputetët tanë që po marrin pjesë, po votojnë në funksion të zhbllokimit të gjendjes dhe themelimit të institucioneve të vendit. Në dorë të partive që nuk kanë votuar deri tash është dalja apo mosdalja nga kriza. Deri sot ata kanë treguar një jogatishmëri që Kosovës me i dhënë institucione. Ne si grup parlamentar kemi ofruara zgjidhje”, ka deklaruar Peci, para nisjes së vazhdimit të 18-të të seancës konstituive.