Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka larguar nga pozita e aksionarit në ndërmarrjen “Termokos”, nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj.
Zogaj ka qenë aksionar i caktuar nga kryetari Rama në ngrohtoren e qytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Pazaret për rikthim të pushtetit kanë bërë që në këtë pozitë të caktohet Sami Boroci nga AKR-ja. Boroci ishte caktuar aksionar edhe me listën e opozitës për të votuar ndryshe pas rreshtimit me LDK-në e PDK-në.
Në mbledhjen e fundit aksionarët, bordi dhe kryeshefi i “Termokos” kanë biseduar për përgatitjet për sezonin e re ngrohëse.