Është përmbyllur dëshmia e dëshmitarit të parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në rastin ku Pjetër Shala akuzohet për krime lufte në Kukës, ndërmjet datave 17 maj 1999 dhe 5 qershor 1999.
Dëshmia e parë në këtë rast u përmbyll pasi dëshmitari iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes së të akuzuarit dhe të trupit gjykues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pyetjet e gjyqtarit rezervë Vladimir Mikula, dëshmitari u përgjigj se babai i tij e ka humbur shikimin tetë vjet pas torturave ku, sipas tij, ishte i përfshirë i akuzuari Shala.
Pas përfundimit të dëshmisë së tij kryetarja e trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Speciales, Mappie Veldt-Foglia, e ka udhëzuar dëshmitarin që të mos e diskutojë me askënd dëshminë e tij para Gjykatës Speciale.
Shqyrtimi gjyqësor i sotëm pritet të vazhdojë me një dëshmitar tjetër. (Ardit Kika)