Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar pasditen e së shtunës kreun e Nismës, Fatmir Limaj.
Rreth orës 17:00 ky takim ka përfunduar, raportoi EO. Asnjëra palë nuk ka treguar nëse janë marrë vesh rreth një mundësie që do ta zgjidhje bllokadën në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka thënë të shtunën se Limaj është shprehur pro bashkëpunimit, e se presin të njëjtën gjë edhe nga Kurti. Ajo e ka quajtur mundësi më të mirë që Limaj të marrë detyrën e kryeparlamentarit.
“Mundësia më e mirë është që Fatmir Limaj të jetë kryeparlamentar. Do t’i merrte votat. Koha po ecën, duhet zgjidhje. S’ka alternativë tjetër”, ka thënë ajo para se të niste seancë konstituive e Kuvendit.