Ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në Prishtinë dhe në Ferizaj, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 54.696 vota apo 46.91 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.889 vota apo 25.63 për qind, ndërsa e treta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.326 vota apo 18.29 për qind.
Edhe në Ferizaj VV-ja është e para. Ajo ka marrë 28.673 vota apo 50.97 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 15.619 vota apo 27.76%. Në vendin e tretë është LDK-ja me 7261 vota apo 12.91%.