Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar thirrjen e dëshmitarëve të vet në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të martën ishte planifikuar të dëshmonte dëshmitari i fundit, por u tha se ai nuk ishte në gjendje të vinte dhe pas kësaj, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III vendosi që gjykimi në rast të shtyhet për kohë të pacaktuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Seanca e radhës nuk do të jetë 15 prill apo jo? Sepse disa persona nuk do të jenë të pranishëm. Kështu që do ta bëjmë pas datës 15 prill. Do të bëjmë planifikimin përkatës dhe do t’ju njoftojmë. Më pas ne do i marrim hapat përkatës duke prezumuar që ju e keni përfunduar lëndën tuaj deri në atë pikë”, ka thënë ai, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, planifikohej të dëshmonte dëshmitari i 126-të. Të katër akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.