Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për 8 mars nderohen të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

HEROINAT

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me deputete të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe te memoriali “Heroinat”, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin.

Haxhiu tha se kujtimi për të mbijetuarat e dhunës seksuale është më i thellë në ditën e gruas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot në ditën që i dedikohet të gjitha grave dhe vajzave në mbarë botën, kujtimi për të mbijetuarat e dhunës seksuale është edhe më i thellë. Qëndrueshmëria dhe dinjiteti i tyre është forca jonë, prandaj sot le të kujtojmë edhe sakrificën e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, por po ashtu edhe sakrificën e të gjitha grave që kanë kontribuar për Republikën e Kosovës çoftë para, gjatë por edhe pas luftës. Le të kujtojmë sukseset, le t’i nderojmë ato, t’i duartrokasim sukseseve të secilës grua të Republikës, secilës vajzë çoftë në shoqëri, familje apo institucione. Si kryetare e Kuvendit do angazhohem maksimalisht në këtë drejtim”, tha Haxhiu.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.