Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 5–30 maj 2025 në Kosovë janë raportuar 23 raste të konfirmuara me fruth.
Sipas njoftimit në të gjitha rastet të infektuarit janë të pavaksinuar dhe mbi 85% e rasteve janë të lidhura me institucione parashkollore (çerdhe/kopshte).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit 14 raste janë identifikuar në Ferizaj, 4 në Prishtinë, 2 në Shtime, dhe nga një rast është identifikuar në Lipjan, Fushë-Kosovë dhe Kaçanik.
“Numri më i madh i rasteve të raportuara janë nga komuna e Ferizajt (60.9%) dhe shumica në mesin e fëmijëve të moshës 1–2 vjeç”, thuhet në njoftim.
IKSHPK-ja ka bërë thirrje për vaksinim.
“Rikujtojmë për prindërit dhe qytetarët se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse, por parandalohet në mënyrë efektive përmes vaksinës MMR. IKSHPK bën thirrje të fuqishme për vaksinimin e menjëhershëm të të gjithë fëmijëve sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit. Vaksina MMR (Fruth, Shtyta dhe Rubellë) është falas, e sigurt dhe shpëton jetë”, thuhet në njoftim.