Komuna e Prishtinës ka vendosur ta ndalojë qarkullimin e automjeteve në drejtim të parkut Gërmia më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në këtë park, të enjten, mund të shkohet vetëm me autobusë të linjës 4 të “Trafikut Urban”.
Sipas një urdhërese të komunës, pikat përfundimtare për qarkullim do të jenë kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” – “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”, kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri” – “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica” dhe kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të parkut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQarkullimi i veturave u lejohet vetëm banorëve të lagjeve: Normale, Sofalia, Taukbahçe dhe stafit të restoranteve në Gërmi.
Leje qarkullimi kanë automjetet e emergjencës dhe të autoriteteve.
Gërmia ka qenë zakonisht qendra që ka mbledhur më së shumti qytetarë që kanë pushuar për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.