Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar nga organet e hetuesisë, pas aksionit të Policisë të mbajtur të martën për çështjen e tenderit për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e produkteve shtazore.
Intervistimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë ditës, Prokuroria konfirmoi bastisje në katër lokacione.
Po intervistohet edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha. Këtë e ka konfirmuar për KOHËN avokati i tij Artan Çerkini.