Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku ka thënë se sot ka ndodhur diçka e paprecedent në mbledhjen e Kryesisë, duke deklaruar se nuk kanë arritur të dakordohen për pikat e rendit të ditës.
Derisa ka folur për rezolutën e propozuar për mbrojtjen e viktimave të luftës, ajo ka thënë se kjo çështje nuk ka qenë politike asnjëherë për ta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se kërkesë ka qenë nga PDK-ja që rezoluta të jetë pikë e parë e rendit të ditës, por shton se hasën në rezistencë nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Kujtesë nuk është vetëm e kaluara, kujtesa është identitet, kujtesa është themeli mbi të cilin ndërtohen institucionet dhe shteti. Pati një rezistencë për mua të paarsyeshme edhe të pashpjegueshme nga anëtarët e Vetëvendosjes. PDK e ka bërë të qartë që marrëveshjet ndërkombëtare i voton, këto s’janë marrëveshje të një partie”, ka thënë ajo.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e ka quajtur veprim për keqardhje kundërshtimin e Vetëvendosjes që rezoluta të mos trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës.
Ka shtuar se megjithëse është teknike renditja e kësaj pike, thekson se është simbol dhe mesazh i vullnetit të të gjithëve.