Nyjës rreth taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk i është dhënë zgjidhje as pas vizitës së nënsekretarit amerikan, David Hale.
Kërkesa për pezullimin e kësaj mase, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut, ka dominuar takimin e së shtunës mes amerikanit dhe udhëheqësve institucionalë. Rritja e presionit ndërkombëtar për pezullimin e taksës vetëm sa ka thelluar përçarjen mes partnerëve të koalicionit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj e Veseli vazhdojnë të shihen bashkë vetëm në takime me ndërkombëtarët, ku temë kryesore është taksa.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, vazhdon të trumbetojë deklarativisht se nuk do të lejojë rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, të cilat kanë arritur pikën më të ulët. Por janë mbushur më shumë se një muaj qëkur Veseli kishte dalë me propozimin e tij për pezullimin e taksës për 120 ditë, pas takimit të zhvilluar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)