Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kandidat i partisë për kryeministër është Bedri Hamza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij paraqet një ekip fitues me vizion për të ardhmen.
“Mbi 50% e listës së kandidatëve tanë janë pjesë e garës për herë të parë, duke sjellë energji dhe ide të reja në misionin tonë. Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj liste dhe për ata që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, qoftë edhe në mënyra të tjera të rëndësishme”, ka thënë Krasniqi.
