Të domosdoshëm e ka vlerësuar Partia Demokratike e Kosovës mobilizimin “për t’i dhënë vendit Qeveri të re, kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme me 9 shkurt”.
Ky konkludim është nxjerrë nga mbledhja e Kryesisë së partisë më të madhe opozitare në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ky mobilizim është i domosdoshëm “duke u nisur nga situata e vështirë në të cilën gjenden sot Kosova dhe qytetarët tanë”.
“Kryetari Krasniqi i ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me të gjitha përgatitjet që po bëhen në mobilizimin e të gjitha strukturave të partisë, brenda dhe jashtë Kosovës. Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me punën që është bërë në përpilimin e programit dhe ofertës së PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit. Hamza ka thënë se PDK do të ketë programin më të mirë dhe më profesional - pikërisht atë për të cilin kanë nevojë sot vendi dhe qytetarët”, thuhet në njoftim.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, PDK-ja do të kandidojë me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër. Në njoftimin e PDK-së është thënë se me ofertën e tij programore, Hamza “do t’i japë vendit një Qeveri të re që rikthen shtetin në rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”.