“Jam Enver Hoxhaj, kandidat për kryeministër të Kosovës”. Këso telefonatash kanë filluar t’i pranojnë qytetarët e Kosovës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Me këtë audio-incizim, Enver Hoxhaj kërkon votën e qytetarëve e po ashtu u bën thirrje të dëgjojnë programin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE për këtë parti nuk është hera e parë që e bën këtë lloj fushate, tregon Kushtrim Halilaj, që edhe në zgjedhjet e kaluara thotë të ketë pranuar thirrje të ngjashme.
Halilaj ka kërkuar ndihmë edhe nga Policia e Kosovës e nga Telekomi.
Nga PDK-ja nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet për mënyrat se si kanë arritur t’i kenë numrat e telefonave.
Ligji për të dhënat personale përfshin edhe numrin e telefonit, e sipas të njëjtit ligj, përpunimi i të dhënave personale mund të bëhet vetëm me pëlqimin e subjektit për një ose më shumë qëllime specifike.