Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga u.d e presidentes Albulena Haxhiu, emërimin e anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përmes një letre drejtuar Haxhiut, PDK-ja i është referuar nenit 139 të paragrafit 4 të Kushtetutës së Kosovës me anë të së cilës, ka thënë se PDK-së në këtë rast i takojnë dy anëtarë.
“Siç është theksuar edhe më herët nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, përfaqësimi ynë me dy anëtarë në KQZ nuk është çështje e interpretimit politik, por një e drejtë që buron nga dispozitat kushtetuese. Në këtë kuadër, vlerësojmë se është me rëndësi të veprohet në përputhje me këtë përcaktim, duke garantuar funksionimin e rregullt dhe kushtetues të institucioneve. Në cilësinë tuaj si U.D. Presidente dhe garantuese e rendit kushtetues, kërkojmë t'i ushtroni kompetencat tuaja në përputhje me Kushtetutën, me qëllim të procedimit pa vonesë të këtij emërimi”, thuhet në kërkesën e PDK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për sqarimin lidhur me çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Osmani kishte kërkuar vlerësimin e “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, përkatësisht në mes të parashtrueses së kërkesës dhe “grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Republikës së Kosovës” në ndërlidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
PDK-ja pastaj pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin është deklaruar e papranueshme kërkesa për konflikt kompetencash ndërmjet Presidentes dhe grupeve parlamentare, ka kërkuar emërimin e anëtarit të dytë në KQZ, mirëpo kjo çështje nuk përfundoi në mandatin e Osmanit.