Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja kërkon që trafiku urban në Prishtinë të bëhet falas

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar që me qëllim të mbrojtjes së ajrit, trafiku urban në Prishtinë të bëhet falas.

Përmes një konference për media, asamblistja e kësaj partie në Komunën e Prishtinës, Suzana Vuqiterna Kika, ka thënë se lëvizja falas përmes trafikut urban nga nëntori deri në muajin mars, do të ishte zgjidhje efektive në mbrojtjen e ajrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me uljen e temperaturave ka filluar edhe ndotja e ajrit. Jo rrallëherë, gjatë viteve të kaluara, Prishtina është renditur si qyteti me ndotjen më të lartë të ajrit. Ju kemi ftuar për të shprehur shqetësimin tonë si degë lidhur me gjendjen aktuale të ajrit, pasi Komuna asnjëherë nuk ka ndërmarrë asgjë”, ka thënë ajo.

Tujte, nga PDK-ja kanë deklaruar se propozimi i tyre do i nxiste qytetarët në përdorimin e trafikun urban, në vend të veturave personale.

“Do të angazhohemi që ky propozim të shkojë në Kuvendin Komunal dhe nga kjo konferencë kërkojmë mbështetjen e asamblistëve”, ka thënë asamblisti i PDK-së, Ilir Musliu.