Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve.
Në një postim në Facebook, pasi Kurti tha se i ka shkruar letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, lidhur me çështjen e presidentit, Ahmeti ka deklaruar se PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Kurtit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky njeri nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve. Ai nuk është në politikë për të ndërtuar, por vetëm për të marrë sa më tepër pushtet dhe për të sunduar. Prandaj, nuk i dhamë kënaqësinë që të luajë me emra për president dhe të bëjë filma”, ka shkruar ai.
Kurti është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, takim i cili nuk solli rezultat. Në një prononcim për media, Abdixhiku tha se janë dakorduar për të mos u takuar më dhe se e lë të hapur mundësinë për takim me partitë tjera. Ndërkaq Kurti ka deklaruar se LDK-ja nuk pranoi dy ofertat e saj, njërën për katër ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit dhe tjetrën për pozitën e kryetarit të Kuvendit, ofertë për të cilën deklaroi se e ka bërë ekskluzivisht për LDK-në. U ankua se PDK-ja nuk ka pranuar të takohet me të, ani pse kishin thënë se po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“PDK-ja ka kërkuar nga unë që të bëjë marrëveshje politike blanko ku ata i propozojnë dy kandidatët e ne ua votojmë. Unë i dërgova një mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës dhe të shohim se si është e mundur të ecim përpara, por oferta për bashkëqeverisje që u ofrua për LDK-në ka qenë ekskluzive për LDK-në”, ka theksuar Kurti.
Ai ka theksuar se nëse PDK-ja është serioze do të duhej të takoheshin.
Më 28 prill përfundon afati që Gjykata Kushtetueses e ka caktuar për të zgjedhur presidentin. Mospërmbyllja e suksesshme e këtij procesi nënkupton zgjedhje brenda 45 ditëve.
Nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 28 qershor, zgjedhjet duhet të mbahen më së largu më 7 qershor.
Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, subjektet politike nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për presidentin.
E, në seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit, e cila u bojkotua nga opozita, fillimisht Konjufca u propozua nga Vetëvendosje, e më pas edhe Fatmire Kollçaku-Mulhaxha. Seanca nuk u zhvillua, meqë në momentin kur duhej të zhvillohej votimi në sallë nuk ishin së paku 80 deputetë, sa kërkohen në raundin e parë e të dytë të zgjedhjes.