Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja e lidh ekspozitën e pasaktë për masakrat me Qeverinë, VV-ja ia kujton Gjykatën Speciale

kom per te drejta

Ekspozimi i të dhënave të pasakta për masakrat në Kosovë në ekspozitën e vendosur në shesh ka mbledhur në mbledhje urgjente anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione.

Artan Behrami nga PDK-ja, parti nga e cila ka ardhur kërkesa për mbledhjen, ka propozuar që të hënën të thirret për raportim ministri Andin Hoti për t’u sqaruar mbi procedurat e ndjekura për miratim, financim dhe promovim të ekspozitës nga Ministria e Jashtme e Kuvendi. Ndërkohë, ka akuzuar Qeverinë për ndjekje të narrativës serbe për luftën në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E konsiderojmë të domosdoshme që sa më shpejt, propozimi i është të hënën, të thërrasë për raportim ministrin Andin Hoti që të sqarohet procedurat e ndjekura për miratim, financim, promovimin e kësaj ekspozite nga MPPJ, Kuvendi dhe institucione të tjera. Janë disa eksponentë edhe brenda shoqërisë civile, por të afërt me Qeverinë Kurti, dhe ministra, kryeparlamentarja, që financojnë me para të taksapaguesve një ekspozitë që fund e krye është narracion jo i viktimave, jo i Kosovës, por i Beogradit”, theksoi ai.

E, Mytaher Haskuka i VV-së e ka quajtur shqetësuese lidhjen e ekspozitës me Qeverinë që ia ka bërë Behrami. Ai ka akuzuar anëtarë të PDK-së se kanë mohuar se grupi i Milan Radoiçiqit është terrorist. “Njerëzit e juaj i kanë thënë këto gjëra”, i ka thënë ai.

“Është shqetësuese që Behrami ta lidhë një ekspozitë me tendencën e Qeverisë. Ne e dimë kush e ka themeluar Gjykatën Speciale, ne kemi qenë ata që kemi protestuar.. Duhet të kuptohet se shoqëria civile është shoqëri civile dhe nuk ka të bëjë asgjë me Qeverinë”.

Ndërkohë, Albana Bytyqi nga AAK ka kërkuar të raportojë edhe ministri i Jashtëm dhe i Arsimit lidhur me shpërndarjen e librit të Shkëlzen Gashit mbi masakrat.

Behrami ka kritikuar edhe ministren Donika Gërvalla për financimin e librit të Shkëlzen Gashit, derisa ka përmendur deklarata të ministres që, siç ka thënë ai, i ka fyer ish-krerët e UÇK-së.

“Donika Gërvalla, se ju thatë se nuk kemi përgjegjësi këtu se është njëfarë Shkëlzen Gashi aty. Donika Gërvalla është ministre e Drejtësisë, që ka quajtur kriminel Thaçin, Veselin e Rexhep Selimin. Asnjëherë nuk kam pa një deklaratë të Kurtit e as juve që tërhiqeni nga deklaratat e saj. Në Kryesi ka ardhur një kërkesë e një organizate që pjesë nuk është Shkëlzen Gashi. Për të njëjtën ekspozitë Gahsi ka shkuar te bizneset dhe oligarkët e juaj dhe ka kërkuar me emrin e tij para. Por, në Kryesi është fshehur pas Integras. Donika Gërvalla është fakt që e ka financuar këtë libër. Besoj se është e lumtur me krejt përmbajtjen që e ka pa aty”.

Behrami i ka kërkuar anëtarit të LVV-së, Salih Zyba, të distancohet nga deklaratat e ministres Gërvalla për ish-krerët e UÇK-së. Por, Zyba e ka quajtur tendencioze dhe ofenduese pyetjen e drejtuar.

“Nuk pashë duke folë për të tashmen. A pajtohesh me Shkëlzen Gashin që UÇK ka bërë krime, që UÇK ka bërë masakra kundër serbëve, a pajtohesh me deklaratën e Donika Gërvalles që Hashim Thaçi, Veseili, Rexhepi, janë kriminelë?” ka thënë Behrami.