Arbëri

PDAK-ja organizon protestë pas rastit të dhunës në një qendër tregtare

Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës, pas një takimi me një pjesë të anëtarëve të kryesisë, kanë organizuar protestë pas rastit të dhunës së ndaj dy qytetarëve të komunitetit Ashkali në një qendër tregtare në Prizren.

Nëpërmjet një komunikate për media ky subjekt ka ftuar të gjithë qytetarët e komuniteteve Rom, Ashkali, Egjipjan që të bashkohen në protestën e organizuar më 26 nëntor 2021 (e premte) duke filluar nga ora 13:30, para Kuvendit të Kosovës në Prishtinë.

“Kjo Protestë është thirrur pas sulmeve ndaj dy qytetarëve të komunitetit Ashkali në Prizren - Gjakovë ku janë sulmuar dhe nuk janë lejuar të hynë në objekt. Protesta do të mbahet me moton ‘STOP RACIZMIT NË KOSOVË’, ka thënë nëpërmjet komunikatës Gëzim Gashi zëdhënës i PDAK-së.

Ndërkohë, KOHA ka kontaktuar me Gashin i cili ka sqaruar përgatitjet rreth protestës.

“Gjatë këtyre ditëve do ta merren me organizimin protestës në mënyrë që ajo të jetë sa më masive pasi që shpeshherë ka edhe raste të tilla të dhunës ndaj Ashkalive të cilat raste shpeshherë nuk bëhen publike nëpër media”, ka thënë Gashi.