Pas shumë mosmarrëveshjeve në mes institucioneve dhe BIK-ut në Pejë, në lidhje me investimet në xhaminë ‘Taftali’ në Pejë, ajo ka disa javë që është hapur për besimtarët.
Në këtë xhami, e cila konsiderohet se është e vjetër rreth 400 vjeçe, Këshilli i Bashkësisë Islame e kishte filluar punën për renovimin e dyshemesë muaj më parë pa marrë ndonjë leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, e për të cilën gjë edhe ishin ndërprerë punimet, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse nga ky institut kishin deklaruar se një leje për renovim të kësaj xhamie nuk do të jepet, rreth një muaj më vonë, një leje e tillë u ishte dhënë zyrtarëve të BIK-ut, por me kushtin që pjesa antike e xhamisë të mbetej e pandryshuar.
Pas inspektimeve që janë bërë nga ky institut, është konstatuar se gjendja e xhamisë është e mirë dhe se mund të hapet për qytetarët.
Imami i kësaj xhamie, Gazmir Sahara ka treguar për investimet që janë bërë aty.
KTV-ja ka kontaktuar edhe me kryesinë e Bashkësisë Islame në Pejë, por ajo nuk ka qenë e qasshme, derisa krye-imami, Enes Goga, ka thënë se nuk është kompetent të flasë për këtë çështje.
Sipas imamit, investimet në këtë xhami janë bërë nga vetë besimtarët, të cilët e vizitojnë objektin fetar dhe se shuma e shpenzuar në investime është rreth 4 mijë euro.