Presidenti amerikan, Donald Trump, sërish ka përmendur se ka pasur rol në ndalimin e disa konflikteve, përfshirë mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai e ka përmendur këtë fill pas takimit që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam negociuar përfundimin e pesë luftërave”, ka thënë ai derisa është ndaluar nga gazetari i “Fox News”, i cili ia ka numëruar ato – India-Pakistan, Izrael-Iran, Ruanda-Kongo, Serbia-Kosova, Kamboxhia-Tajlanda, Azerbajxhan-Armenia.
“Ne bëmë diçka të jashtëzakonshme”, është përgjigjur Trump.
Presidenti amerikan ka thënë disa herë tashmë se ka ndaluar një konflikt në Kosovë së fundi, e se ka shpëtuar shumë jetë me këtë veprim.
“Ndalëm diçka që ishte gati të niste”, pati thënë ai më 8 gusht për konfliktin e pretenduar Kosovë-Serbi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në korrik pati pohuar deklarimet e Trumpit duke thënë se në fund të majit këtë vit ndaj Kosovës janë kryer veprime me tendencë përshkallëzuese nga Serbia. Ajo i pati krahasuar këto veprime të ngjashme me sulmin në Banjskë.