Në 17 ka shkuar numri i të infektuarve me COVID-19 në Rahovec. Dy infermieret, të cilat punonin në repartin e hemodializës në spitalin e Prizrenit, e të cilat dolën pozitive ditë më parë, i kanë infektuar edhe familjarët e tyre.
14 rastet e konfirmuara vetëm të shtunën, janë raste kontakti, në mesin e tyre edhe një fëmijë rreth 3 muajsh. E njëra nga të infektuarat ka punuar në njërën nga bankat në këtë komunë, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas drejtorit të QKMF-së, këtu gjendja e të gjithëve është stabile dhe se shumica nuk kanë asnjë simptomë.
Kryetari i Komunës, duke apeluar te qytetarët që të mos grumbullohen, thotë se kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe se janë duke i gjurmuar kontaktet.
Ai shtoi se nuk ka marrë ende ndonjë vendim nga Ministria e Shëndetësisë për të hyrë kjo komunë në karantinë. E gjatë së dielës, në këtë qytet janë parë lëvizje të shpeshta të veturave e qytetarëve.
Një tjetër komunë e në të cilën janë shtuar rastet me COVID-19 ditëve të fundit, shkaku i tubimeve mortore, është ajo e Pejës. Kjo komunë që nga e shtuna ka hyrë në karantinë, si zonë e përhapjes së koronavirusit. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë ka thënë se deri tani janë dërguar për testim edhe rreth 40 mostra të personave të kontaktit.
Deri tani në Pejë, numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në mbi 45.