Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, duke komentuar raportin e WorldAtlas i cili e renditi Kosovën si të dytën pas Moldavisë si vendet më të varfëra në Evropë, ka thënë se situata është edhe më e rëndë sesa që duket.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se sipas databazës zyrtare të Bankës Botërore, varfëria ekstreme sipas pragut ndërkombëtar të Bankës Botërore prej 3 dollarë në ditë, Kosova del me 10% varfëri ekstreme, ndërsa Serbia me 1.1%, Shqipëria me 0.3%, Bosnja dhe Hercegovina me 0.3%, Mali i Zi me 2.5% dhe Maqedonia e Veriut me 3.9%. Pra, sipas saj, Kosova mbetet ndër vendet me varfërinë më të lartë në rajon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Derisa Kurti qe gjashtë vjet e ka gojën plot propagandë për “zhvillim e lulëzim ekonomik”, vendi ynë po përballet me varfëri të thellë. Këtë nuk e thotë vetëm WorldAtlas, që u komentua shumë dje, por edhe institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN-ja. Zhvillimi ekonomik nuk matet vetëm në terma nominalë. Rritja e buxhetit nuk është domosdoshmërisht zhvillim, sidomos kur një pjesë e saj vjen nga rritja enorme e çmimeve. Në prill, norma e inflacionit ishte 7.5%, ndërsa për shumë artikuj bazikë rritja e çmimeve është edhe më e lartë. Jeta për shumë qytetarë është bërë e papërballueshme, sepse pagat e tyre, me këto çmime, kanë humbur vlerë, andaj qytetarët janë të zhytur në kredi”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, ndërkohë, vendi është futur sërish në proces zgjedhor për një arsye të vetme: sepse sipas sja, Kurti i do të gjitha.
“Fatkeqësisht, diskursi që ai ka mbjellë qe gjashtë vjet ka të bëjë vetëm me pozita, vetëm me karrige. Sot, më shumë se kurrë, duhet të ketë ballafaqim programesh e idesh: si të dilet nga varfëria, si të zhvillohet sektori privat, si të nxitet prodhimi vendor, çka me kapacitetet energjetike dhe si t’u japim të rinjve perspektivë, që ikja nga Kosova të mos jetë zgjedhja e tyre e vetme”, ka shkruar ajo.