Pas intervistimit të ministres në detyrë, Rozeta Hajdarit, edhe Irfan Lipovica, ish-sekretar më Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur sërish në Prokurorinë Speciale për intervistim.
Ai ishte paraqitur në Prokurori edhe para dy ditësh, porse intervistimi qe shtyrë për sot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z.Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin ‘Rezervat shtetërore’, mirëpo i njëjti e ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për të mos u deklaruar. Për veprimet e tjera lidhur me rastin, publiku do të njoftohet me kohë”, ka theksuar në një përgjigje për KOHËN, zëdhënësja e Prokurorisë Nora Luta.
Lipovica është një nga tre të dyshuarit në rastin e rezervave shtetërore, së bashku me afaristin Ridvan Muharremi dhe zyrtarin Hafiz Gara.