Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Moti në Kosovë

Temperaturat gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të ngrihen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të martën pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Parashikohet që e mërkura të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende  parashihen të sjellin reshje  shiu të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Ndërkaq të enjten pritet mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë.

E premtja do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile.  Sasitë totale të reshjeve gjatë javës që po e lëmë ishin 6-45 litër për metër katrorë