Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohet sërish bllokadë te ZRRE-ja kundër rritjes së çmimit të rrymës

Fatura e rrymes

Aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” kanë paralajmëruar se të enjten nga ora 08:00 do të ketë sërish bllokadë te Zyra e Rregullatorit për Energji. 

Në këtë njoftim nuk janë dhënë detaje të tjera, përveç kohës dhe thirrjes për bashkim në këtë aktivitet të ngjashëm me atë të së mërkurës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të mërkurën, 12 aktivistë të kësaj nisme janë shoqëruar për dy orë në Polici për pengim të zyrtarëve të ZRRE-së për t’u futur në vendin e tyre të punës. 

Këta aktivistë kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë aksione të njëjta derisa të marrin aprovim nga ZRRE-ja që nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës.